Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ndryshon kolaudimi i makinave, nga janari ikën koncesionari, shërbimin e merr shteti

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, shërbimi i kolaudimit të makinave do t’i kalojë shtetit. Do të jetë Drejtoria e Shërbimit dhe Transportit Rrugor e cila do të ofrojë këtë shërbim, pasi 31 dhjetori shënon përfundimin e koncesionit nga kompnia SGS Albania.

“Vizion Plus” ka publikuar urdhrin e ministres së Infrasrukturës, znj. Belinda Balluku, e cila i drejtohet kompanisë koncesionare ku kërkon prej saj dorëzimin e mjediseve dhe infrastrukturës përkatëse.

Ministria ka ngarkuar Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor që të marrë në dorëzim asetet, që janë qendrat e kontrollit teknik si dhe pajisjet. Sipas urdhrit, kërkohet që transferimi të kryhet brenda datës 31 dhjetor 2020.

Kontrata koncesionare përfundoi afatin 10-vjeçar në shtator të vitit të kaluar, por qeveria vendosi ta shtyjë edhe me 16 muaj të tjerë vlefshmërinë e saj duke bërë që afati final të jetë 31 dhjetori i këtij viti. Por çfarë do të ndodhë më pas?

Burime i thanë “Vizion Plus” se nuk pritet të ketë një koncesion të ri për këtë shërbim të paktën në afatshkutër. Ndaj do të jetë Drejtoria e Shërbimit dhe Transportit Rrugor si pronare e kësaj infrastrukure që do të ofrojë kolaudimin për qytetarët.

Por a do të aplikojë shteti të njëjtën tarifë kolaudimi si kompania private? Burime nga grupet e punës që po merren me këtë procedurë kanë hedhur idenë e reduktimit të saj, por mbetet që vendimi final të merret nga Ministria e Infrastrukturës.

Më herët ministria është shprehur se do të liberalizojë këtë shërbim, duke licnecuar disa kompani. Por ky proces duket se do të shtyhet në kohë dhe qeveria e dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit do të vendosë mbi ecurinë e këtij tregu, i cili qarkullon në vit rreth 8 mln euro.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet