Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Me frymëmarrje disi të vështira, mjeku Skënder Brataj viziton në shtëpi të moshuarën me COVID

Kryeministri i vendit Edi Rama ka publikuar një video në rrjete sociale, ku tregon se është një ditë pune në shërbimin e Urgjencës Kombëtare. Video nis me marrjen e komunikimit me 127.

Menjëherë sapo qendra mëson në lidhje me rastin e personit të dyshuar me koronavirus, menjëherë drejt tij, shkon një staf i mirë trajnuar mjekësh. Siç duket në pamje, me frymëmarrje disi të vështira e moshuara merr trajtim për COVID-19 në shtëpi nga mjeku Skënder Brataj.

Ndërkohë, drejtori i QSUT-së, dëgjohet duke thënë se nga fillimi i pandemisë janë bërë mbi 623 mijë thirrje në urgjencë.

“Mbi 11 mijë vizita për COVID-19 janë realizuar në banesë. Kur kam ardhur shërbimi i Urgjencës ishte i fragmentuar. Nuk kishim kapacitetin se sa njerëz kishin nevojë për njësi mjekësore”, tregoi Brataj.

https://fb.watch/23m9i4xS5U/

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet