Një aksident ka ndodhur sot në Lungomare të Vlorës, ku një makinë ka humbur kotrollin dhe si pasojë e përplasjes ka marrë plagë shoferja, e cila është dërguar me urgjencë në spital.
Automjeti tip Volksëagen është aksidentuar përgjatë shëtitores së Lungomares. Makina me targë ”AA068VX” pasi ka humbur drejtimin ka pësuar dëme në pjesën anësore dhe të përparme, ndërsa shoferja është dërguar me urgjencë në spital dhe aktualisht nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.
Policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje në këto momente.