Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ky është 37-vjeçari që u vetëplagos në Urën Vajgurore, ja si ndodhi ngjarja

Vetëplagoset me armë pronari i karburantit në Poshnje. I plagosuri 37-vjeçar Irfan Azizi dërgohet drejt Spitalit Rajonal Berat

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në rreth-rrotullimin e Poshnjes në Urë-Vajgurore.

Pronari i një karburanti është vetëqëlluar aksidentalisht me armë zjarri.

Ngjarja është shënuar rreth orës 19:30 pranë karburantit në pronësi të të plagosurit Irfan Azizi.

Mësohet se 37-vjeçari ka qënë duke u tallur me punëtorët me armë në dorë dhe pistoleta i është shkrepur pa dashje.

Azizi ka marrë plagë të thella në dorë dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Beratiti,ku ka marrë mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Azizi është ndaluar nga policia për armëmbajtje pa leje,deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë dhe ekspertë të kriminalistikës, që po kryejnë edhe kqyrjen e vendngjarjes si dhe pyetjen e dëshmitarëve, që janë punonjësit e turnit të natës në karburant Azizi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet