Hyn për të peshkuar, zhduket peshkatari 32-vjeçar te Currilat. Rrobat gjenden në breg të detit

Aktualitet
Hyn për të peshkuar, zhduket peshkatari 32-vjeçar te Currilat.

Zhduket një 32 vjeçar nga qyteti i Durrësit. I riu një ditë më parë kishte dalë me shokët për të gjuajtur oktapodë me pushkë deti.

Por meqë nuk ka dalë në breg dhe i janë gjendur në afërsi të Currilave rrobat e tij, dyshohet se mos i ka ndodhur ndonjë fatkeqësi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Burime nga familja bëjnë me dije se është kërkuar nga polumbarët e policisë dhe forca detare por deri tani pa rezultat. Kërkimet kanë filluar edhe sot që në orët e para të mëngjesit.

Sipas dëshmitarëve nga bregdeti i Currilave kërkimet po bëhen shumë thellë nga bregu.

Durrës/Informacion paraprak

Gjatë ditës së djeshme, jemi njoftuar nga familjarët e shtetasit S. P., 32 vjeç, i cili ishte futur në det për të peshkuar, dhe kishte humbur kontaktet me familjen.

Vijojnë kërkimet nga forcat e Policisë, polumbarët dhe Forcat Detare.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojn për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT