Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Cakaj: Puna e kryer për Luginën e Preshevës ishte nder i jetës, shihemi së shpejti

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka falënderuar Kuvendin Komunal të Bujanocit dhe të gjithë Luginën e Preshevës për vlerësimin e dhënë për punën e përbashkët të kryer deri më tani.

Cakaj u shpreh se puna e kryer për Luginën e Preshevës, përtej detyrimit institucional, ka qenë nder i jetës së tij dhe se së shpejti do të marrë pjesë në çeljen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë.

Për më tepër, qytetarët e Luginës së Preshevës, në shenjë proteste ndaj vendimit të marrë nga Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëadministrimit Lokal, Marija Obradovic,e cila gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, ka refuzuar propozimin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, që Ministri në detyrë Gent Cakaj, të shpallet “Qytetar Nderi” i Bujanocit, kanë vendosur postera në të cilat shfaqet foto e Kryediplomatit Cakaj dhe shkruhet: “Nderi Bujanocit dhe i gjithë Luginës”

Reagimi i plotë i Cakaj:

Faleminderit nga zemra Luginë për vlerësimin për punën e përbashkët! Puna me ju, përtej një detyrimi institucional, ka qenë nderi i jetës sime. Shihemi së shpejti në hapjen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë!

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet