Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Yuri Kim uron ditën e Pavarësisë: Jetë të gjatë Shqipërisë së Pavarur!

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, ka uruar ditën e Flamurit dhe ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Përmes një postimi në Twitter, ajo është shprehur se më 28 nëntor 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi, duke e shpallur të pavarur nga Perandoria Osmane.

Yuri Kim ka dëshiruar jetë të gjatë shpirtit kurajoz të Qemalit dhe Skënderbeut.

“Më 28 nëntor 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin #kuqezi, duke e shpallur të pavarur nga Perandoria Osmane. Jetë të gjatë Shqipërisë së Pavarur!

Jetë të gjatë shpirtit kurajoz të Qemalit & Skënderbeut! Gëzuar Ditën e Pavarësisë, miq të dashur shqiptarë!”, ka shkruar ajo.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet