Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Vrasja u zbardh por autorët u arratisën, RENEA rrethon Shkodrën

Policia deklaroi se ka identifikuare Identif autorët e vrasjes së shtetasit Ridvan Hyseni mesditën e kësaj të shtune në fshatin Mushan të Shkodrës.

46 vjecari gjet i vrarë me armë zjarri brenda në një makinë në afërsi të një pike karburanti. Pavarësisht identifikimit, forcat e rendit në njoftimin e tyre për mediat nuk i kanë dhënë emrat e personave, duke qënë se ata janë ende në kërkim.

Megjithatë dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Autorët e dyshuar gjatë paradites ishin konfliktuar me djalin e shtetasit R. H. dhe më pas dyshohet se ky shtetas ka ndërhyrë për të sqaruar situatën dhe për pasojë ka mbetur i vrarë me armë zjarri.

Forcat të shumta të drejtorisë së Shkodrës, FNSH dhe RENEA nën drejtimin e prokurorit, kanë ushtruar disa kontrolle banesash dhe ambientesh të ndryshme ku dyshohej se mund të fshiheshin autorët.

Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të dyshuar, të cilëve, për arsye hetimore, për momentin nuk iu bëjmë me dije gjeneralitetet.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet