Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Virologu gjerman: COVID që po përhapet tani nuk është ai i Wuhanit

“Virusi që po përhapet në të gjithë botën tani nuk është ai i Wuhanit, por i Italisë Veriore ”. Kjo është deklarata e fortë e virologut të mirënjohur gjerman, Alexander Kekulé.

Gjatë emisionit në rrjetin gjerman të ZDF, drejtori i Institutit të Mikrobiologjisë Mjekësore të Universitetit Halle, deklaroi se virusi aktualisht në qarkullim është në të vërtetë një variant që është shfaqur në Italinë Veriore.

Sipas virologut, varianti i ri është më ngjitës se ai i Wuhan.

“Aktualisht 99.5% e të gjitha rasteve globale mund të gjurmohen gjenetikisht në virusin e Italisë Veriore. Edhe rastet aktuale në Kinë janë importuar nga Evropa dhe pjesa tjetër e botës”, tha mes të tjerash Kekulë.

“Dallimi është se në Wuhan nuk e dinin se me çfarë kishin të bënin, ndërsa paralajmërimet nga Kina kishin mbërritur në Italinë Veriore, por u injoruan për një kohë të gjatë”, thotë virologu.

“Në Kinë, nga ana tjetër, virusi do të ishte vënë nën kontroll duke përdorur metoda që ne nuk i pranojmë këtu”, shtoi ai.a2 cnn

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet