Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Urimi nga 20 vende të botës në Ditën e Pavarësisë, mesazhi i efektivëve të FA

Një urim për Ditën e Pavarësisë dhe të Flamurit nga 20 vende të botës Shqipëria ka misionet dhe përfaqësitë e saj nga efektivët e Forcave të Armatosura.

Në ditën e Flamurit, simboli kombëtar valëvitet në çdo cep të botës përmes heronjve tanë nën uniformë, të cilët qëndrojnë krenarë krah përfaqësuesve të vendeve aleate, në çdo mision të NATO, BE & OKB.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka publikuar urimin e ushtarakëve shqiptarë por dhe ushtarakëve të vendeve aleate të NATO-s në 108-vjetorin e pavarësisë.

“108 vite pas shpalljes së pavarësisë, flamuri ynë 🇦🇱 valëvitet në çdo cep të botës përmes heronjve tanë nën uniformë, të cilët qëndrojnë krenarë krah përfaqësuesve të vendeve aleate, në çdo mision të NATO, BE & OKB”, shkruan ministrja Xhaçka.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet