Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

U ekzekutua në makinë, në 2008 Ridvan Ramazanit i vranë xhaxhain

Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën këtë mesditë. Ridvan Ramazani u ekzekutua me armë zjarri në fshatin Mushan. 46-vjeçari u gjet i vrarë brenda makinës së tij tip “BMW” pranë një karburanti.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkohë policia ka bërë të ditur se po bën krehjen e zonës, ndërsa në ndihmë u janë bashkuar forcat e FNSh Shkodër dhe forcat Speciale Renea.

Ramazani njihej si një person me precedentë penalë në Shkodër dhe me probleme me grupet e tjera kriminale në zonë.

Mësohet se në vitin 2008 është ekzekutuar edhe xhaxhai i 46-vjeçarit, Enver Hyseni (Ramazani). Ky i fundit asokohe 50 vjeç, baba i tre fëmijëve u vra teksa po drejtonte mjetin”Benz” ML në aksin rrugor Dajç-Darragjat.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet