Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

U ekzekutua në makinë me kallashnikov, publikohet fotoja e Ridvan Ramazanit në Shkodër

Personi ne foto është Ridvan Ramazani, 46-vjeçari i ekzekutuar ditën e sotme me breshëri kallashnikovi pranë një pike karburanti në afërsi të fshatit Mushan të Shkodrës.

Ai është qëlluar nga 2 persona ende të paidentifikuar të cilët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe ende janë në kërkim nga policia.

Në momentin që është vrarë, Ramazani, ndodhej në makinën e tij tip “BMW X5”, xhamat e së cilës janë bërë shoshë në plumba. Në vendngjarje janë gjetur gjithashtu 20 gëzhoja kallashnikovi.

46 vjeçari, njihej si i forti i fisit Ramazani në Shkodër, familja e të cilit ka pasur konflikte me një tjetër fis, atë të Edmir Koçisë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet