Zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë mbrëmë në Bruksel. Mësohet se bëhet për Ardit Spahiun nga Elbasani.
Spahiu u vra me 8 plumba në zonën e njohur, Molenbeek dhe ndërroi jetë në vend.
Viktima, 38-vjeçar, ka qenë më i arrestuar në 2010-ën për vrasjen e një 52-vjeçari në Elbasan, Gëzim Alikajt.
Sipas hetimeve të para dyshohet se 38-vjeçari qëndronte ilegalisht në Belgjikë.
Në vendin e ekzekutimit, prokuroria kërkoi një ekspert të balistikës dhe një mjek ligjor si dhe një kontroll laboratorik nga policia federale dhe një gjyqtar ekzaminues, konfirmon Sarah Durant, zëdhënëse e zyrës së prokurorit publik të Brukselit.