Ambasadori i Bashkimit evropian në Shqipëri Luigi Soreca ka uruar Festën e Pavarësisë.
Soreca përmes një postimi në Twitter shkruan se në këtë ditë të shënuar për shqiptarët ne zgjedhim të bëjmë nderime për jetët e humbura nga Covid.
Ndër të tjera ai thekson se BE do të jetë pranë shqiptarëve në çdo sfidë.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri! Këtë vit ne u bëjmë nderime shqiptarëve që humbën betejën e tyre kundër COVID19 dhe sakrificës së mjekëve dhe infermierëve shqiptarë që janë në vijën e frontit çdo ditë. BE qëndron pranë shqiptarëve.
# Më të fortë së bashku,” shkruan Soreca.