Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Shqipëria është e pasur, por e vjedhur”, Rudina Hajdari prezanton partinë e saj “Thurje”

Rudina Hajdari ka prezantuar diten e sotme nismen e saj politike per krijimin e nje partie me te cilen synon te marre pjese ne zgjedhjet e 25 prillit.

Fjala e mbajtur ne prezantim:
Shpresën nuk na e vjedhin dot!
Jam shume e lumtur që sot jam këtu, në mesin e kesaj skuadre të mrekullueshme njerezish dhe sot dua të ndaj një lajm të mirë me te gjithë ju që jeni mbledhur në këtë takim virtual dhe ju që na ndiqni nëpërmjet rrjeteve sociale.
Lajmi i mirë është qe ka shpresë.

Po, ka shpresë. Sepse shpresën nuk na e vjedhin dot.
Mbas 30 viteve të një tranzicioni të pafundëm, i cili nje BREZI i dogji ËNDRRAT, gati çdo familjeje shqiptare i largoi te paktēn një anëtar në emigrim,

Kjo klasë e vjetër politike që ska bërë gjë tjetër përveç se është siguruar ta renditi vit vit pas viti, qeveri pas qeverie, Shiqipërin si vendin më të varfër në Evropë, si një ndër vendet më të korruptuara në botë, si nje ndër vendet me problematike per sa i përket krimit të organizuar, si nje ndër vendet që nuk po arrin dot të frymezojë brezat e reja që të ardhmen ta ndërtojne KËTU.
E pra më në fund mbas këtyre 30 viteve të gjata, SOT ka shpresë. Sepse shpresën nuk na e vjedhin dot.
Shqipëria NUK është ASPAK nje vend i varfër siç kanë dashur të na bëjnë të besojmë gjithë këto vite.
Hidhini pak sytë përreth.

A mund te jetë i varfër një vend që ka pafund lumenj si Valbona? Apo liqene si ato te Belshit? Ne jemi nje fuqi hidrike dhe krahasohemi me Norvegjinë. Pse nuk është Norvegjia e varfër?
A mund të jetë i varfër një vend që laget nga dy dete të mrekullueshme dhe ka një bregdet për tu patur zili?
A mund te jetë i varfër nje vend që ka fushën e naftës me të madhe në kontinent?
A mund të jetë i varfër një vend qe ka burime të stërmëdha të kromit më të lakmuar në botë?
A mund të jetë i varfër një vend qe ka diell 300 dite te vitit?
A mund të jetë i varfër një vend që ka miliona banorë të ndershëm e punetorë të cilët shkëlqejnë kudo që shkojnë nëpër botë?

NUK jemi të varfër ASPAK.
JO, përkundrazi. Jemi shumë të pasur.
Por jemi te vjedhur. Por shpresën nuk na e vjedhin dot.
Në 30 vite kjo klasë politike ka marrë gjithcka ka mundur duke dhënë pak ose aspak për shqiptarët e thjeshtë.
Ata jane pasuruar e kane avancuar me jetët e tyre teksa shqiptari i thjeshtë ka mbetur në vend numëro.
E pra lajmi i mire është që ka shpresë.

Dhe shpresa është sot ketu ne këtë sallë, është në këtë takim të mrekullueshëm,
Është te mijëra të rinjtë e të rejat që po angazhohen në te gjithë vendin,
Është te mijëra shqiptarët që po behën bashke në diaspore, Ështe te idete e reja, te energjitë e reja, te njerëzit e rinj, te levizja e re që sot po hedh një hap të vendosur perpara per tu thenë Shqipetareve nje mesazh te rendesishëm:
Mos ik nga Shqipëria sepse ka shpresë.
Shpresa është te bashkimi ynë sot, te bashkimi ynë nesër, te bashkimi i madh i shqiptarëve në 25 prill e më tej, për të ardhmen tonë dhe të femijëve tanë.

I kemi të gjitha, një vend të pasur, njerëz te mrekullueshëm, ide të reja se si do e reformojme shtetin qe ti sherbëj qytetarit e jo nje grupimi njerëzish, se si do ia kthejme dinjitetin çdo shqiptari, se si do e mundesojme integrimin, se si do përmirësojme ekonomine, se si do ti japim vlere taksave. I kemi të gjitha, ajo që duhet është bashkimi.

Duhet te bashkohemi sa me shumë e kudo nëpër Shqipëri.
Lajmi i mirë është që bashkimi ka nisur, që tashmë jemi bashkë.
Ju shtrij dorën të gjithëve ju që na ndiqni apo do na ndiqni. Eja bashkohemi. Na u bashko.
Sepse ka shpresë! E shpresën nuk na e vjedhin dot.
(Fjala e mbajtur sot gjatë lancimit të projektit të ri politik me pjesmarrjen e mijera personave online si pasojë e kushtëzimit nga pandemia.)

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet