Qeveria kërkon deklarimin e adresës jashtë shtetit, penalizime për ata që refuzojnë

Aktualitet
Qeveria kërkon deklarimin e adresës jashtë shtetit, penalizime

Të gjithë emigrantët shqiptarë do të duhet të vetëdeklarojnë adresën e tyre të banimit jashtë shtetit.

Vendimi i Këshillit të Ministrave për bërjen të detyrueshme të deklarimit përcaktone dhe një formular të posaçëm për këtë qëllim, ndërsa gjithçka do të bëhet përmes e-Albania-s.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas këtij vendimi, në rast se emigrantët e kanë detyrim ligjor deklarimin e adresës së tyre të banimit jashtë shtetit dhe në rast se refuzojnë ta bëjnë atë nuk do të kenë të drejtë vote apo edhe më keq, nuk do të marrin shërbime të Gjendjes Civile, siç është marrja e dokumenteve të ndryshme, përfshi edhe pajisjen me pasaportë apo kartë identiteti.

“Shtetasit shqiptarë mbajnë përgjegjësi administrative për mospërmbushje të detyrimit ligjor të vetëdeklarimit të adresës së tyre dhe autoritetet përgjegjëse, në rast konstatimi të mospërmbushjes së këtij detyrimi, pezullojnë kryerjen e shërbimit të kërkuar, derisa shtetasi të përmbushë detyrimin ligjor të vetëdeklarimit të adresës“, theksohet në vendim.

Në rast të ndryshimit të adresës, emigrantët janë të detyruar që të deklarojnë vendbanimin e ri brenda 60 ditëve.

ME TE LEXUARAT