Prerja e paligjshme e pyjeve, procedohen penalisht 9 persona në Korçë

Aktualitet
Prerja e paligjshme e pyjeve, procedohen penalisht 9 persona në

Policia e Korçës ka proceduar penalisht 9 shtetas të cilët akuzohen për prerje të paligjshme të pyjeve.

Sipas uniformave blu 9 të proceduarit penal janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në fshatrat Gjonomadh-Korçë; Dardhas-Pogradec; Vithkuq-Korçë; Arrëz-Devoll; Ersekë; Sovjan dhe Podgorie-Maliq, duke transportuar me mjete të ndryshme, si edhe poseduar në një ambient të tregtimit të drurit, sasi lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës, e cila iu është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë në kuadër të provës materiale është sekuestruar një sasi lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës.

Njoftimi i policisë:

Vijon zbatimi i planit të masave për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Gjatë muajit nëntor, u proceduan penalisht 9 shtetas për prerje të paligjshme të pyjeve.

Sekuestrohet sasi lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit, gjatë muajit Nëntor, kanë evidentuar dhe goditur 8 raste të prerjes së paligjshme të pyjeve dhe kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:

E.Xh., 29 vjeç; Xh. Ç., 21 vjeç; S. M., 57 vjeç; D. H., 35 vjeç; M. M., 25 vjeç; S. B., 73 vjeç; B. J., 38 vjeç; A. Ç., 52 vjeç dhe M. Ç., 37 vjeç.

Shtetasit e mësipërm, janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në fshatrat Gjonomadh-Korçë; Dardhas-Pogradec; Vithkuq-Korçë; Arrëz-Devoll; Ersekë; Sovjan dhe Podgorie-Maliq, duke transportuar me mjete të ndryshme, si edhe poseduar në një ambient të tregtimit të drurit, sasi lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës, e cila iu është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Policia e Korçës, do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

ME TE LEXUARAT