Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Portieri i kombëtares Etrit Berisha infektohet me koronavirus

Portieri dhe kapiteni i Kombëtares Etrit Berisha ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmi eshte bere i ditur klubi i SPAL, i cili është kujdesuar të saktësojë se ‘gardiani’ është infektuar teksa ishte pjesë e Kombëtares shqiptare.

Sipas SPAL, që është pjesë e Seria B në Itali, futbollisti është karantinuar që prej ditës së djeshme ku edhe rezultoi pozitiv, ndërsa nuk ka patur asnjë kontakt me pjesën tjetër të stafit.

Berisha nuk është i vetmi që rezultoi pozitiv në Kombëtaren shqiptare pasi një ditë para ndeshjes me Bjellorusinë Elseid Hysaj pati të njëjtin fat të keq.

Futbollistët e tjerë kuqezi që kanë rezultuar pozitiv edhe pse jo në kohën kur ishin me kuqezinjtë janë Thomas Strakosha, Marash Kumbulla, por edhe Myrto Uzuni.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet