Pas kullës në Dubai, ura e Bosforit në Stamboll “vishet” kuq e zi

Aktualitet
Pas kullës në Dubai, ura e Bosforit në Stamboll

Pas kullës më të lartë në Dubai, Burj Khalifa edhe ura e famshme e Stambollit është “veshur” kuq e zi.

Me rastin e 28 Nëntorit, festës së Pavarësisë, ura e Bosforit është mbuluar mbrëmjen e sotme me drita kuq e zi, në shenjë respekti për ditën më të veçantë për kombin shqiptar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pamjet nga Stambolli i ka publikuar kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ndërsa falënderon Turqinë për gjestin e veçantë.

Ndërkohë, mbrëmjen e sotme kulla më e lartë në Dubai, Burj Khalifa vendosi në sfond flamurin kuq e zi

ME TE LEXUARAT