Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ministri rus uron Ramën për festën e Pavarësisë: Marrëdhëniet ruso-shqiptare përforcojnë paqen në Ballkan

Një tjetër mesazh urimi nga Rusia me rastin e festës së Pavarësisë.

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov i ka dërguar një telegram urimi kryeministrit Edi Rama, ku shkruan se aktivizimi i kontakteve midis ministrive të punëve të jashtme të vendeve tona do të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare si edhe do t`i shërbejë përforcimit të paqes dhe sigurisë në Ballkan dhe në mbarë Evropën.

“I nderuar zoti Kryeministër,

Pranoni urimet e mia me rastin e festës kombëtare të Republikës së Shqipërisë, Ditës së Flamurit.

Jam i bindur se aktivizimi i kontakteve midis ministrive të punëve të jashtme të vendeve tona do të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare si edhe do t`i shërbejë përforcimit të paqes dhe sigurisë në Ballkan dhe në mbarë Evropën.

Ju uroj suksese në punë, ndërsa popullit shqiptar – lumturi dhe prosperitet. Sergej Lavrov”, thuhet në mesazhin e Lavrov të publikuar nga ambasada ruse në Tiranë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet