Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Meta nga Vlora: Pavarësia dhe sovraniteti duhen ruajtur si sytë e ballit

Presidenti Ilir Meta iu është bashkuar homazheve sot në Vlorë në kuadër të 108-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa ka vendosur kurorë me lule në varrin e Ismail Qemalit.

Në një prononcim për mediat, kreu i shtetit theksoi se ky 28 Nëntor është i veçantë, pasi është kohë pandemie. Sipas Metës, pavarësia dhe sovraniteti duhen ruajtur si sytë e ballit.

“Është kënaqësi e veçantë që të jem në Vlorë. Është një nëntor i veçantë, dhe për shkak të kësaj fatkeqësie të pandemisë.

Jemi të detyruar që të jemi të kujdesshëm nga festimi dhe kremtimi i ditës më të madhe të popullit tonë.

Jemi besimplotë se 28 nëntori i ardhshëm do të jetë ndryshe dhe do ta festojmë në kushte të tjera.

Është një 28 nëntor i veçantë dhe për një arsye tjetër, pasi 3 muaj më parë ne festuam 100-vjetorin e Çlirimit të Vlorës. Pavarësia dhe sovraniteti duhen ruajtur si sytë e ballit.

Kjo është një ditë që duhet respektuar dhe për t’u bashkuar në të ardhmen. Sot nderojmë ata që dhanë jetën për pavarësinë e Shqipërisë.”, tha Meta.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet