Lideri i opozitës ruse: BE të sanksionojë oligarkët rusë

Bota
Lideri i opozitës ruse: BE të sanksionojë oligarkët

Udhëheqësi rus i opozitës, Alexei Navalny i kërkoi BE-së të premten të vendosë sanksione të drejtpërdrejta kundër oligarkëve pranë presidentit rus Vladimir Putin.

Navalny tha se ”nuk është i pari apo i fundit në Rusi që helmohet ose vritet”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Pyetja kryesore që duhet t’i bëjmë vetes është: Pse këta njerëz helmojnë, vrasin dhe falsifikojnë zgjedhjet? Dhe përgjigjja është: paratë”, i tha Navalny Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Parlamentit Europian.

“Kështu që Bashkimi Europian duhet të synojë paratë dhe oligarkët rusë, dhe jo vetëm oligarkët e vjetër, por edhe të rinjtë si rrethi i zotit Putin”’, shtoi ai.

Ai tha se biznesmenët rusë blejnë jahte dhe prona të shtrenjta në qytete europiane si Barcelona dhe Monaco, përveç Rusisë, duke shtuar se sanksionet do të mirëpriten nga 99 për qind e rusëve.

BE-ja u dakordua në tetor për të goditur Moskën me sanksione të reja për “helmimin” e udhëheqësit të opozitës.

“Masat kufizuese” përfshinin ndalimin e udhëtimit dhe ngrirje asetesh për gjashtë zyrtarë rusë.

Navalny, 44 vjeç, një kritik i ashpër i Putinit, u ndje i sëmurë më 20 gusht në një fluturim për në Moskë. Pas uljes emergjente në Omsk, ai kaloi dy ditë në një spital para se të dërgohej në Berlin për mjekim. Tani është në Gjermani.

Pas analizave në disa laboratorë, zyrtarët gjermanë thanë se Navalny ishte helmuar me agjentin nervor Novichok, i cili gjithashtu u përdor, sipas qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, në një sulm të vitit 2018 ndaj ish-spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij në qytetin britanik Salisbury.

ME TE LEXUARAT