Kthyen apartamentin në serë kanabisi, arrestohen dy të rinjtë nga Shqipëria

Aktualitet
Kthyen apartamentin në serë kanabisi, arrestohen dy të

Policia e Selanikut ka arrestuar dy të rinj shqiptarë gjatë ditës së sotme pasi u zbulua se kishin përshtatur një apartament për të mbjellë lëndë narkotike, të llojit kanabis sativa.

Mediat greke bëjnë me dije se të arrestuarit janë njëri 20 vjeç dhe tjetri 26 vjeç, të cilët kishin investuar për ndërtimin e një serre të mirëfilltë në apartament me qëllim rritjen e kanabisit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia kapi gjithashtu edhe 39 rrënjë kanabisi të rritura në një gjatësi prej tre metrash, llampa të fuqishme që përdoreshin nga të rinjtë, një transformator, rreth 500 euro, si edhe mjete të tjera të nevojshme për një aktivitet të tillë, shkruan abcnews.al.

Shtëpitë e kanabisit janë të njohura për shqiptarët në Britaninë e Madhe, ky është një ndër rastet e pakta të këtij lloji në Greqi.

ME TE LEXUARAT