Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kërcënimet e Iranit, Izraeli vë në alarm ambasadat

Vrasja e shkencëtarit iranian një ditë më parë, ka shkaktuar një reagim të ashpër të Teheranit, i cili akuzoi në mënyrë të drejtpërdrejtë Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke premtuar hakmarrje.

Presidenti iranian, Hasan Rohani, akuzoi Izraelin se është sjellë si mercenar i Shteteve të bashkuara të Amerikës duke vrarë në Teheran një nga shkencëtarët më të rëndësishëm të programit bërthamor iranian.

Në adresën e tij zyrtare presidenti iranian shkruan se dhe njëherë më shumë, duart e këqija të arrogancës globale, me regjimin pushtues zionist si mercenar, u njollosën me gjakun e një biri të kombit iranian.

Irani zakonisht përdor termin arrogancë globale për të cilësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë Izraeli ka vënë në gatishmëri ambasadat e tij në botë pas kërcënimeve iraniane për hakmarrje, për vrasjen e shkencëtarit.

Nga ana tjetër guida supreme iraniane, Ali Kamenei kërkoi dënimin e përgjegjësve të vrasjes së shkencëtarit bërthamor iranian, dhe premtoi që kjo gjë është e pashmangshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet