"Kam frikë të hap dritaren", varret mbushin zonat e banuara në këtë qytet

Bota
"Kam frikë të hap dritaren", varret mbushin zonat e banuara

Turqia është duke u përballur me një numër të madh rastesh pozitive me koronavirus gjatë javëve të fundit duke shënuar gjithashtu qindra vdekje në ditë.

Një ndër qytetet më të prekura nga koronavirusi përllogaritet të jetë ai i Bursas, në të cilin mesatarisht humbasin jetën 30-40 persona në ditë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mediat turke raportojnë se aktualisht bashkia ka zgjeruar vendin e varrezave të qytetit duke blerë hapësira të reja.

Territori i varrezave është shtrirë tashmë pranë zonave të banuara duke shkaktuar frikë dhe ankth gjithashtu tek qytetarët për situatën që po kalohet.

“Kam frikë të hap dritaren tani”, shprehet në qytetare për DHA.

Më herët, ministri i Shëndetësisë kërkoi nga qytetarët që të respektojnë masat e qeverisë kundër koronavirusit pasi aktualisht janë ezauruar 76 për qind e kapaciteteve të spitaleve në vend.

ME TE LEXUARAT