Italia heq kufizimet e rrepta në tre rajone përfshirë Lombardinë

Bota
Italia heq kufizimet e rrepta në tre rajone përfshirë

Masat e bllokimit kundër koronavirusit do të hiqen të dielën në tre rajone, Lombardi, Piemonte dhe Kalabri, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

“Gjithashtu, është planifikuar të lehtësohen kufizimet në Liguria dhe Siçili, duke i ulur ato nga zona rreziku “portokalli” në “të verdhë””, sqaroi ai në një deklaratë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në fillim të muajit, Italia u nda në tri zona: e kuqe, portokalli dhe e verdhë, me nivele të ndryshme kufizimesh, duke u bazuar në nivelin e rrezikut ndaj virusit.

Lombardia, Piemonte dhe Kalabria u caktuan si “zona të kuqe”, ku banorët duhej të plotësonin një formular për të dalë nga shtëpitë e tyre dhe ku shumica e dyqaneve u mbyllën.

Udhëtimi drejt dhe nga rajonet e caktuara “portokalli” është i kufizuar, ashtu si udhëtimi midis qyteteve brenda zonave portokalli. Kufizime të tjera përfshijnë mbylljen e restoranteve, përveç shërbimeve të dorëzimit dhe shpërndarjes në shtëpi.

Rajonet “e verdha”, relativisht me më pak raste, duhet të respektojnë vetëm masat mbarëkombëtare, përfshirë një shtetrrethim nate, mbylljen e muzeve dhe mësimin në distancë për shkollat ​​e mesme dhe universitetet.

ME TE LEXUARAT