Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ish-presidenti ndalohet në aeroport me çantën plot me para: Nuk janë të miat, dikush i futi…

Ish presidenti i Hondurasit, Manuel Zelaya deklaroi se u ndalua në mënyrë të padrejtë ditën e premte në aeroportin ndërkombëtar të Toncontin, pasi në bagazhe iu gjetën 18 mijë dollarë, për të cilat thotë se nuk ishin të tijat.

“Unë nuk e di origjinën e atyre parave. Është e dukshme se dikush i ka vendosur ato në valixhet e mia. Unë kam udhëtuar mbi 400 herë dhe e di se nuk është e lejuar të transportosh një sasi aq të madhe parash.

Është shumë e rëndësishme të hetohet se kush i vendosi paratë aty”, tha Zelaya në media.

Më herët ish presidenti zbuloi në rrjetet sociale se u ndalua në zyrën e emigracionit në aeroportin e Toncontin pas kontrollit të valixheve, por shton se nuk u arrestua.

Zelaya, i cili udhëhoqi Hondurasin nga viti 2006 në 2009 ishte një nga aleatët kryesorë të Hugo Chavez në Venezuelë.

Ai u rrëzua nga ushtria në një grusht shteti në qershor 2009 ndërsa po përgatitej të mbante një referendum mbi rizgjedhjen presidenciale, për të cilin kundërshtarët e tij thanë se ishte një hile për të qëndruar në pushtet.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet