Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

I shtruar prej një jave në Infektiv, kush është mjeku që humbi betejën me Covid-19

Një tjetër mjek e ka humbur betejën me koronavirusin. Ditën e sotme ka ndërruar jetë në Infektiv mjeku okulist, Ferdinand Shkrepa.

Mjeku i njohur në qytetin e Elbasanit ishte 68 vjeç dhe prej një jave ishte prekur nga COVID-19.

Mësohet se ai kishte rreth 7 ditë që ishte shtruar në Spitalin Infektiv në Tiranë, por edhe pas trajtimit të specializuar nuk arriti ta fitojë betejën me COVID.

Mësohet se mjeku Ferdinand Shkrepa punonte më orar të reduktuar në Poliklinikën e Specialiteteve në Elbasan, ku kryente vizita me pacientët.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet