Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Horoskopi për ditën e sotme, 28 nëntor 2020

Dashi
Jepini përparësi shëndetit, entuziazmi do të sjellë rezultate të favorshme dhe do të lehtësojë tensionet e brendshme. Një udhëtim i papritur, për disa persona të kësaj shenje do të jetë stresues.

Demi
Do të jeni tërheqës para të tjerëve sot. Dëshirat tuaja do të përmbushen, teksa fati do të vijë në rrugën tuaj. Anëtarët e familjes do të mbështesin pikëpamjet tuaja. Sot mund të rijetoni disa kujtime emocionuese.

Binjakët
Një lajm i mirë nga të afërmit që ndodhen larg vendit, do të sjellë lumturi për të gjithë familjen. Ju dëshironi të arrini shumë gjatë kësaj fundjave, por mund të zhgënjeheni nëse lejoni zvarritje të kota.

Gaforrja
Teknikat tuaja të komunikimit dhe aftësitë e punës do të jenë mbresëlënëse. Miqtë tuaj do të jenë mbështetësit më të mirë. “Kambanat” e dasmës mund të bien për disa, ndërsa për disa të tjerë romanca është ajo që do t’i mbajë në humor të mirë.

Luani
Kontrolloni shpenzimet dhe të blini vetëm artikujt thelbësorë. Miqtë dhe bashkëshorti do t’ju bëjnë të ndiheni komodë dhe do t’i falin lumturi ditës suaj. Bëni kujdes në punë.

Virgjëresha
Mos jini dominues në qëndrimet tuaja me anëtarët e familjes. Ndryshimi i qëndrimit do t’u sjellë atyre shumë gëzim. Mund të gjendeni në një situatë emocionuese pranë një personi të veçantë.

Peshorja
Mbani dietën nën kontroll dhe ushtrohuni fizikisht për të qëndruar në formë. Investimet në pasuri të paluajtshme do të provojnë të jenë fitimprurëse. Do të shpenzoni kohë për të qëndruar pranë partner/it/es suaj.

Akrepi
Ditë e mbarë në aspektin profesional. Do të shfaqni aftësitë tuaja më të mira. Ka gjasa t’ju jepet një mundësi e re promovimi.

Shigjetari
Vizita e një miku të vjetër do ta zbukurojë mbrëmjen pasi do të rijetoni kujtimet e vjetra. Dëgjoni këshillat e dhëna nga të tjerët, në mënyrë që të përfitoni plotësisht nga të gjitha mundësitë që ju vijnë sot.

Bricjapi
Shijoni disa nga gjërat më të mira në jetë. Dita do të jetë plot lumturi, pasi bashkëshorti/ja juaj do të bëjë përpjekje maksimale për t’ju sjellë gëzim. Dita do të jetë e mbarë edhe në aspektin financiar.

Ujori
Shqetësimi i tepërt vetëm mund ta përkeqësojë situatën me problemet shëndetësore. Kushtojini kohë të mjaftueshme familjes, bëjini të kuptojnë se kujdeseni për ta. Nëse jeni të martuar, sot do të dashuroheni përsëri me bashkëshortin/en tuaj.

Peshqit
Do të keni një rritje në të ardhurat tuaja nga një investim i kaluar. Çështjet e taksave dhe sigurimeve do të kenë nevojë për vëmendje. Sot partneri/ja do t’jua shprehë hapur ndjenjat, më shumë se çdo herë tjetër./bw

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet