Çastet e fundit të Maradonës, zbardhet biseda e mjekut duke kërkuar ndihmë

Sport
Çastet e fundit të Maradonës, zbardhet biseda e mjekut duke

Vdekja e Diego Armando Maradonës ka marrë vëmendjen e gjithë botës.

Legjenda argjentinase u nda nga jeta më 25 nëntor dhe një ditë më parë u dërgua në banesën e fundit nga familjarët dhe njerëzit e afërm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë kësaj periudhe nuk kanë munguar as akuzat, madje avokati Matias Morla u shpreh se autoambulanca ishte vonuar për ndihmën e parë.

Së fundmi gazeta “El Dia” ka publikuar audion ku dëgjohet mjeku i Maradonës, Leopoldi Luque, duke kërkuar ndihmën.

Ajo që vihet re është fakti që ai nuk e ka përmendur në asnjë moment emrin e “El Pibe d’Oro”. Kjo ndoshta për të shmangur daljen e lajmit.

Ai vetë nuk ishte me Maradonën në ato momente. Ai ka telefonuar për ndihmë në orën 12:16 dhe autoambulanca ka mbërritur në vendngjarje në orën 12:28, duke hedhur poshtë edhe pretendimet e avokatit se kishte shkuar me më shumë se gjysmë ore vonesë. “El Dia ka publikuar” komunikimin e plotë të mjekut Leopoldo Luque.

TELEFONATA E MJEKUT

-Përshëndetje, mund të dërgoni një ambulancë në mënyrë urgjente në lagjen San Andres?

-Ku është?

-Tigre.

-Adresa?

-Është një lagje, San Andres. “Calle Italia”. Është një lagje e mbyllur

-Cila pjesë e lagjes?

-Në bllokun 45, le të vijnë dhe të pyesin aty.

-Çfarë ka ndodhur?

-Është një person i cili, nga sa më thonë, është në arrest kardiorespirator. Mjeku po i jep ndihmën e parë.

-Është burrë apo grua?

-Një burrë

-A e dini pak a shumë moshën

-60 vjeç, konkretisht.

-Emri dhe mbiemri juaj?

-Leopoldo Luque

-Do raportoj direkt, OK?

-Perfekt, mirë u pafshim.

ME TE LEXUARAT