Bilanc tragjik në Meksikë, 631 viktima dhe mbi 12 mijë të infektuar

Bota
Bilanc tragjik në Meksikë, 631 viktima dhe mbi 12 mijë të

Meksika regjistroi një rekord të ri ditor rastesh me COVID-19, me 12 081 të prekur në një ditë duke e çuar numrin total në 1 090 675, njoftuan autoritetet shëndetësore.

Gjatë 24 orëve të fundit, 631 persona kanë humbur jetën duke e çuar në 104 873 numrin total të viktimave nga COVID-19″, theksoi i njëjti burim.

Është hera e parë që vendi kalon pragun e 12 000 rasteve me COVID-19 që prej fillimit të epidemisë.

“Ka një rritje të re të kontaminimeve, ekziston një gjendje alarmante këto dy javët e fundit”, theksoi në një konferencë shtypi, Ricardo Cortes, një zyrtar i autoritetit shëndetësor.

“Rritja ka qenë më e madhe në Meksiko në mënyrë të veçantë, me 30% gjatë javës së kaluar. Kjo shpjegohet nga një program i ri i autoriteteve lokale që kanë rritur operacionet e testimit”, theksoi ai.

Kryeqyteti ka regjistruar një rritje të të shtruarve në spitale, duke kaluar në një javë nga 50% në 52% të shtretërve të zënë.

ME TE LEXUARAT