Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Benevento e ndal Juventusin

Skuadra e Juventusit nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 me Beneventon në xhiron e nëntë të kampionatit italian, Serie-A.

Gjithçka sa i përket rezultatit u vendos në pjesën e parë. Fillimisht Alvaro Morata e kaloi Juventusin në epërsi pas 21 minutave lojë, kurse shifrat i barazoi në minutat shtesë të pjesë së parë, Letizia.

Në fraksionin e dytë ishte Juventusi që e dominoi ndeshjen duke kërkuar golin e tre pikëve, por që vendasit me një mbrojtje të ngjeshur ia mohuan fitoren “Zonjës së Vjetër”.

Pas nënte ndeshjeve, Juventusi gjindet në vendin e pestë me 17 pikë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet