Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Aksidentohet shoferi i prokurorisë, makina rrëzon shtyllat, lë pa energji ishull-Lezhën

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë ku ka mbetur i palgosur një person.

Policia njoftoi se automjeti me drejtues Jetmir Shahinin punonjës në prokurorinë e Lezhës i cili dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur është përplasur fillimisht me një kabinë elektrike në Ishull-Lezhë dhe më pas ka lëvizur dhe është përplasur me një automjet pranë një lagjeje dhe sërish nuk është ndaluar.

Më pas ka goditur një makinë tjetër, por më në fund është kapur nga policia.

Nga përplasja ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit tip Benz i cili është dërguar me urgjence në spitalin e Lezhës.

Nga goditja e kabinës ka mbetur pa energji elektrike e gjithe zona e ishullit si dhe është bllokuar qarkullimi për një orë. Policia ne vendin e ngjarjes po kryhen veprimet ne te tre vendet ku është përplasur mjeti.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet