Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Shpulla e Ramës” për heqjen e titullit të Veton Surroit, Safet Gjici kërkon falje publike

kritikat e kryeministrit Edi Rama kane kthyer pas qendrimet e anetareve te Keshillit te qarkut Kukes qe i hoqi titullin Veton Surroit me pretendimet se ai, ka mbajtur qendrime kunder UCK.

Kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici ka ndryshuar qëndrimin në lidhje me heqjen e titullit të nderit ndaj Veton Surroit.

Disa minuta pas reagimit të fortë të Ramës, Gjici fshiu statusin e parë dhe ndryshoi qëndrim duke bërë një prapaktheu të fortë.

“Në emër të Bashkisë Kukës kërkoj ndjesë për veprimin e nxituar sot në Këshillin e Qarkut , lidhur me vendimmarrjen për heqjen e Titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit, pas kërkesës së 57 familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së!

Duke u ndjerë shumë pranë atyre familjeve dhe dhimbjes së tyre në raport me këtë kohë lëndimesh për UÇK nuk e menduam më gjatë kërkesën e tyre emocionale” shkruan Safet Gjici, kryetar i Bashkisë Kukës.

Ne mbledhjen e Keshillit te Qarkut, kryebashkiaku i Kukesit eshte shprehur ne menyre energjike ne mbeshtetje te heqjes se titullit per Veton Surroin.

“Ai po bën fushatë politike, mediatike kundra ushtarëve dhe ne nuk mund ta pranojmë këtë ‘Nder i Qarkut. Çfarë deri është ku? Duhet ta heqim sot dhe le të shkojë ta çojë në gjykatë” u shpreh Gjici ne mbledhje.

REAGIMI I RAMES:
Vendimi i Këshillit të Qarkut të Kukësit për heqjen e titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit është një lajthitje kolektive që uroj Prefekti do ta refuzojë! Ndërkohë parlamenti duhet të ndërhyjë për ta normuar njëherë e mirë çështjen e titujve e të medaljeve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet