Presidenti i Brazilit deklaratë befasuese: Nuk do vaksinohem, është e drejta ime

Bota
Presidenti i Brazilit deklaratë befasuese: Nuk do vaksinohem,

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, ka vendosur që të mos ta marrë vaksinën kundër Covid-19. Në barë botën, shtet kanë nisur të përgatiten për të vaksinuar popullatat, që të shmangin infeksionet e mëtejshme.

Gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit brazilian, tha se Kongresi nuk do u kërkojë brazilianëve që të vaksinohen nëse nuk dëshirojnë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bazuar në të dhënat zyrtare të Universitetit John Hopkins, Brazili deri më tani ka regjistruar deri më tani 6.2 milionë raste nga Covid-19 dhe 171 mijë të vdekur. Bolsonaro u infektua nga Covid gjatë muajit korrik.

“Po ju them, nuk do ta marr. Është e drejta ime”, u shpreh ai.

Bolsonaro është shprehur vazhdimisht se banorëve nuk do t’iu kërkohet të vaksinohen në rast se një vaksinë për koronavirusin bëhet e disponueshme.

ME TE LEXUARAT