Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Përfshihet nga flakët banesa në Vlorë, dyshimet e para

Mbrëmjen e sotme një banesë në lagjen “29 Nëntori” në Vlorë është përfshirë nga flakët.

Bëhet me dije se zjarri ka shkaktuar dëme materiale. Mësohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndije nga oxhaku, ndërsa banorët kanë arritur të dalin në kohë nga banesa.

Ndërkohë forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Sakaq bëhet me dije se pronari i banesës së djegur mbrëmjen e sotme si pasojë e një shkëndije nga oxhaku, është i afërmi i shefit të policisë të Paraburgimit në Vlorë, Feim Alisinani, për të cilin u raportua mbrëmjen e djeshme i kanë djegur makinën.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet