"Pata kolpo diabeti", Blendi Klosi tregon si u sëmur me Covid: Isha në gradën e ...

Politikë
"Pata kolpo diabeti", Blendi Klosi tregon si u sëmur me Covid:

Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi ka rrëfyer edhe eksperincën e tij me sëmundjen e Covid-19.

Në një intervistë për ABC News ai u shpreh se e ka kaluar në mënyrë të moderuar dhe se e ka ndjekur mjeku i tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai shtoi se nuk kaloi në fazën e marrjes së oksigjenit pavarësisht sëmundjes së diabetit.

Klosi bëri dhe një apel për të gjithë qytetarët që të jenë më të kujdesshëm.

“Është një sëmundje e keqe, e pabesë. Isha në gradën e kujdesshme. Kam një thirrje për qytetarët, kur ndjehen të goditur të lidhen menjëherë me mjekët.

Mua më ndoqi mjeku im. Pata edhe një kolpo diabeti. I pata të gjitha ato që dëgjojmë. Nuk mora oksigjen. Nga diabeti isha shumë i kujdesshëm.

Thirrja kryesore është që të mos e nënvlerësojmë. Pas ditës së pestë janë ditë shumë të vështira, dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm.”

ME TE LEXUARAT