Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Pamje të rënda, arkivolet me viktimat e COVID-19 ngarkohen në autobusë në Turqi

Pamje të rënda janë filmuar nga një qytetar me celularin e tij. Mediat greke raportojnë se një autobus i është afruar disa çadrave në Stamboll dhe më pas arkivole me trupa të pajetë nga COVID-19, ngarkohen në të.

Mediat vendase bëjnë me dije se fotot që po qarkullojnë në internet dhe janë bërë virale i japin rastin Kryetarit të Komunës së Stambollit dhe kundërshtarit politik të Erdoganit, të flasë në lidhje me gjendjen reale për rrjedhën e pandemisë së covid-19, e cila deri më tani nuk është bërë publike.

Ditën e djeshme, autoritetet turke të detyruara nga presioni politik dhe shoqëror, kryesisht përmes mediave sociale, filluan të japin disa fakte dhe shifra të besueshme.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet