Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ngricë në rrugë, policia thirrje shoferëve: Kujdes, sidomos në këtë aks

Renia e temperaturave ka sjellë problematikat e para në vendin tonë.

Së fundmi Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Korçë, njoftojnë të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes përgjatë aksit rrugor Korçë-Goricë, konkretisht në Qafë Bigëll, për shkak të prezencës së ngricës në rrugë, kryesisht gjatë natës.

Policia Rrugore, iu bën apel qytetarëve që të jenë të pajisur me goma dimërore dhe të përdorin zinxhirë në këtë aks rrugor, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ulin shpejtësinë, me qëllim shmangien e aksidenteve rrugore.

Lëvizja në akset e tjera rrugore të qarkut, deri në këto momente, nuk paraqet probleme.

Në dispozicion të qytetarëve janë numrat 112 dhe 129, të cilët mund të telefonojnë për çdo rast nevoje apo problematike të shfaqur dhe shërbimet e policisë do të jenë në gadishmëri dhe në ndihmë të tyre.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet