Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Mposhti koronavirusin, Janullatos karantinohet sërish në Athinë

Problemet shëndetësore të Kryepeshkopit Janullatos ngjallën shqetësim, por Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë thekson në një reagim se me kalimin e kohës pritet rikthimi i plotë i shëndetit të tij, pasi analizat dolën shkëlqyer.

“Fortlumturia e Tij, Anastasi, vazhdon të jetë i karantinuar në shtëpi në Athinë. Analizat e tij mikrobiologjike dolën shkëlqyer. Me kalimin e kohës pritet edhe rikthimi i plotë i shëndetit të tij.

Falënderojmë për interesimin e vazhdueshëm të miqve të shumtë, “duke u gëzuar në shpresë, duke duruar në shtrëngime, duke këmbëngulur në lutje” shkruan Kisha Ortodokse.

Pasi doli nga spitali në Athinë ku qëndroi për disa ditë për shkak se u infektua me koronavirus, Kryepeshkopi të mërkurën kishte ethe dhe lodhje, diçka që shqetësoi të afërmit dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët kontaktuan mjekët.

Këtë mëngjes një ekip mjekësor e vizitoi atë në shtëpinë e tij për ta ekzaminuar dhe vlerësuar gjendjen e tij shëndetësore.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet