Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Maqedonia: Gjendja me COVID-19 po stabilizohet, nuk ka nevojë për orë policore

Shifrat shpresëdhënëse të muajit të fundit tregojnë se beteja e mjekëve dhe pacientëve po avancon ndaj virusit COVID-19. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp tha se kulmi i pandemisë është regjistruar javën e kaluar, gjegjësisht të martën kur kishte 1.407 raste të reja me coronavirus.

Filipçe deklaroi se inkurajues është edhe numri i lartë i personave që e mposhtin sëmundjen COVID-19. Edhe pse Maqedonia është vendi i 8 në botë për infektimet në 1 milion banorë, ai tha se diferenca e personave të shëruar është ngushtuar në më pak se 10 përqind, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri Filipçe shprehet optimist se shifrat aktuale janë stabilizuar, duke shtuar se nuk ka nevojë për masa të reja kufizuese, ndërsa rezultatet e atyre aktuale i pret ditëve në vijim.

“Numri i rasteve të reja është ngadalësuar, praktikisht jemi në nivelin e një rrafshnalte pas periudhës prej 2 deri 4 javë ku rritja të diagnostikuarve pozitiv ishte e shpejtë. Kjo është dëshmi se faktori R-0 i përhapjes së infeksionit dukshëm është zvogëluar. Sipas vlerësimeve tona 1 është koeficienti në këtë periudhë. Për fat të keq rritje ka tek rastet e vdekjes, si në nivel botëror ashtu edhe te ne”, tha Venko Filipçe.

Ai shtoi se nuk do të ketë orë policore, si dhe sipas tij, nëse ajo vendoset pas orës 21:00 nuk do të ketë asnjë efekt.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet