Një automjet është djegur në orët e para të mesnatën në Vlorë.
Policia bën me dije se është djegur plotësisht automjeti i markës “Nissan”, në pronësi të shtetasit me iniciale F. S. Ngjarja ka ndodhur në në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë rreth orës 01:00.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.