Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Lukashenko: Do të largohem, nëse miratohet kushtetuta e re

Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko tha sot se do të heqë dorë nga pushteti, nëse miratohet një kushtetutë e re për të reduktuar autoritetin presidencial.

Lukashenko, 66 vjeç, e ka udhëhequr Bjellorusinë, një ish-republikë sovjetike, për më shumë se një çerek shekulli, pa toleruar mospajtime.

Ai e ofroi reformën kushtetuese si një mënyrë për të qetësuar protestuesit, që janë mbledhur masivisht në Minsk çdo fundjavë, që nga zgjedhjet e diskutueshme presidenciale më shumë se katër muaj më parë.

“Me një kushtetutë të re, unë nuk do të punoja më me ju si president”, tha Lukashenko në një vizitë zyrtare në një spital në Minsk, sipas një transkripti zyrtar.

Lukashenko ka qenë i paqartë për atë që mund të përfshijë një kushtetutë e tillë e re ose kur mund të miratohet ajo.

Ai ka sugjeruar se ajo do të zvogëlojë autoritetin presidencial, me qëllim parandalimin e abuzimit me pushtetin nga një pasardhës presindecial.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet