Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kina fajëson Indinë: Është vendi i origjinës së Covid-19

Studiuesit nga Kina janë shprehur se origjina e Covid-19 nuk është Wuhan-i por India.

Sipas mediave ndërkombëtare, disa ekspertë që po studiojnë origjinën e Covid-19 kanë pretenduar se virusi është marrë nga kafshët në Indi dhe është transportuar pa u vënë re në Wuhan.

Ekipi që doli në këto përfundime janë nga Akademia Kineze e Shkencave, të cilët thanë se në verën e vitit 2019 virusi është transportuar nga kafshët tek njerëzit nëpërmjet ujit të kontaminuar. Në lidhje me këto pretendime nuk ka ende asnjë reagim zyrtar nga India.

Ndërkohë që studiuesit amerikan janë shprehur se këto pretendime duhen trajtuar me skepticizëm pasi nuk janë shqyrtuar ende.

Por nga ana e Kinës kjo nuk është herë e parë që lëshojnë pretendime të tilla për origjinën e virusit, pasi më parë akuzuan Italinë dhe SHBA-në për origjinën e këtij virusi.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet