Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Katër shqiptarë grabisin vilën në Spanjë, policia kap mat njërin prej tyre

Katër shqiptarë janë filmuar teksa hynin në një rezidencë në Spanjë për vjedhur. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën në darkë ndërsa pamjet janë regjistruar në San Andrés de Comesaña.

Megjithatë, katër anëtarët e bandës dështuan në “misionin” e tyre pas alarmit të dhënë nga fqinjët.

Gjatë ndjekjes nga policia, një agjent nxori armën dhe qëlloi me dy të shtëna në ajër, pasi u përball me njërin nga sulmuesit.

Kurse, fqinjët thonë se hetuesit sekuestruan një automjet me targa franceze që banda kishte parkuar jashtë.

“Brenda kishte maska ​​dhe materiale për grabitje,” raportohet të kenë thënë ata. Me nisjen e nëntorit, një valë tentativash për grabitje kanë ndodhur në Vigo dhe Val Miñor.

Videoja nga kamera e sigurisë e një shtëpie tjetër, tregon se si katër individë me rroba të zeza dhe doreza ecin në rrugë dhe hyjnë në ndërtesë.

Një fqinje e shtëpisë ngjitur, e cila sapo kishte dëgjuar lehjen e njërit prej qenve të saj, shkon te dritarja për të parë se çfarë po ndodh dhe sheh hajdutët, kështu që thërret policinë.

Sapo policia shkoi atje, të rinjtë u arratisën duke injoruar thirrjet e tyre. Ata hodhën një pjesë të plaçkave të grabitura.

Pas të shtënave në ajër të forcave të rendit, u arrit të arrestohej vetëm një 32 vjeçar me iniciale E.L. i fshehur dhe i mbuluar me fier.

Ai ishte ende i veshur me doreza, ndërsa në xhepa kishte sende të vjedhura.

Pas mbledhjes së gjurmëve të gishtërinjve dhe të dhëna të tjera, hetuesit po vazhdojnë punën për të zbuluar identitetin e shqiptarëve të tjera dhe vjedhjet që kanë kryer.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet