Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Jezusi mund të lindë më herët”, Italia ndryshon meshën tradicionale të Krishtlindjeve

Qeveria italiane është në diskutim e sipër me këshillin e ministrave për të arritur një marrëveshje për meshën tradicionale të Krishtlindjeve.

Mesha është mbajtur gjithmonë në mesnatën e 24-25 dhjetorit por këtë herë për shkak të masave të vendosura për Covid-19 po mendohet që të mbahet 2 orë më para.

Këtë e ka konfirmuar edhe Ministri italian i Çështjeve Rajonale dhe të Autonomisë, Francesco Boccia, i cili, ka thënë se Jezusi mund të “lindë” dy orë më para.

Më tej, ai vazhdoi duke thënë se ndalimi i qarkullimit dhe i personave do të vazhdojë të jetë në fuqi edhe në ditën e Krishtlindjes.

Ai gjithashtu tha se i vetmi lëshim që mund të bëhet është të lejohen darkat familjare të jenë deri në orën 23:00.

“Ndiqni meshën, dhe unë e them atë si një katolik. Dy orë nuk është herët për lindjen e fëmijës Jezus. Me pak fjalë, shteti policor nuk diskutohet, ai mund të kalibrohet, ndoshta duke lejuar darkat familjare të zgjasin deri në orën 11:00. Sidoqoftë, tubimet nuk do të lejohen,” ka thënë ai.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet