Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Humbi jetën nga COVID-19, efektivit të policisë i vidhet portofoli në morg

Valbona Pema, gruaja e Florian Pemës, agjentit të OFL-së që nderroi jetë tek Infektivi pas infektimit me Covid-19, ka denoncuar një ngjarje të paprecedentë.

Pema është paraqitur në komisariatin nr.4 të Tiranës, ku ka denoncuar humbjen e sendeve personale të të shoqit.

AbcNews shkruan se në deklarimet e dhëna para oficerëve të policisë, Valbona Pema ka treguar se pasi mori rrobat e të shoqit nga morgu, në xhepa mungonte portofoli i cili kishte rrogën, dokumentet personale të identifikimit dhe disa fotografi.

Humbja e tyre nuk dihet si ka ndodhur. Në Spitalin Infektiv Floriani qëndroi i shtruar për një muaj, ndërsa në morg trupi qëndroi disa orë.

Pema ka kërkuar ndihmën e kolegëve të Florianit, që sendet e tij personale të gjenden e t’i kthehen për t’u ruajtur si një kujtim i çmuar.

Efektivi i antidrogës në drejtorinë e përgjithshme të policisë së shtetit dhe agjent pranë OFL, Florian Pema, ndërroi jetë një javë më parë pasi ishte i prekur nga Covid 19.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet