Heroinë, kanabis e kapsula metadoni, arrestohen 2 shpërndarësit e drogërave në Korçë

Aktualitet
Heroinë, kanabis e kapsula metadoni, arrestohen 2 shpërndarësit e

KORÇA

Një rast i shpërndarjes së heroinës është goditur në qytetin e Korçës. Pas dy muajsh hetime janë arrestuar dy personat që shpërndanin heroinë, F. Ç., 35 vjeç dhe E. R., 36 vjeç (i dënuar më parë për vjedhje).

Ndërkohë janë proceduar penalisht edhe 7 persona të tjerë të cilët kishin blerë heroinë dhe kapsula metadoni.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Korçë

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë, godet një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe procedohen penalisht 7 të tjerë.

Sekuestrohen lëndë e dyshuar narkotike heroinë dhe kanabis, të ndara në doza, gati për shitje, si dhe kapsula metadoni.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, pas një hetimi 2-mujor, goditën një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta. Si rezultat u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve në kërkim F. Ç., 35 vjeç dhe E. R., 36 vjeç (i dënuar më parë për vjedhje), të dy banues në Korçë, për të cilët Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 24.11.2020, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit: O. K; M. Q; O. K; P. K; B. Xh; V. Th. dhe O. E., të cilët janë kapur në kohë të ndryshme nga forcat e Policisë, me doza heroine dhe kapsula metadoni, që dyshohet se i blinin tek shtetasit F. Ç. dhe E. R.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i aktivitetit kriminal që këta shtetas e ushtronin në qytetin e Korçës, duke shpërndarë kundrejt fitimit, sasi lënde narkotike të llojit heroinë dhe kanabis, të ndarë në doza.

Në përfundim të veprimeve, në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe kanabis, kapsula metadoni dhe një sasi lekësh.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT