Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Erdogan paralajmëron masa të tjera anti-Covid: Përhapja e virusit është e pashmangshme

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha sot se vendi mund t’i nënshtrohet masave të mëtejshme antiCOVID-19 për të ndaluar përhapjen e virusit, në mes të rasteve në rritje të infektimeve.

“Ne duhet dhe do të marrim masa në përputhje me hapat e ndërmarrë nga Ministria e Shëndetësisë”, tha Erdogan në një konferencë për shtyp.

Ai theksoi rëndësinë e mbajtjes së maskave, ruajtjen e distancës sociale dhe vëmendjen ndaj higjienës.

“Përsa kohë që këto masa nuk ndiqen, përhapja e virusit është e pashmangshme, veçanërisht në qytetet më të mëdha”, shtoi Erdogan.

Ai theksoi se përpjekjet e Turqisë për të zhvilluar vaksinën COVID-19 ishin në vazhdim e sipër, ndërkohë që vendi është gjithashtu në bisedime me Rusinë, Kinën dhe Gjermaninë për të importuar vaksinën.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet