Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

E rëndë! 23-vjeçari që u vra në Bulqizë ndërroi jetë pasi u sorollat nëpër spitale

Një ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë në Bulqizë, ku në Fushë-Bulqizë-Kodër Dane u qëllua me armë, 23-vjeçari Elidon Basha. Pasi u qëllua me armë, i riu u dërgua me urgjencë në spitalin e Bulqizës. Por në vend që të merrte ndihmë mjekësore, për të riun e plagosur këtu nis tmerri.

Burime bëjnë me dije se i riu është paraqitur në spitalin e Bulqizës në orën 23:00 ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Por duke qenë se ky spital nuk ka kirurg, ai është dërguar në spitalin e Peshkopisë në mënyrë që të bëhej nxjerrja e plumbit.

Por as në Peshkopi nuk ka mundur të marrë ndihmë mjekësore dhe gjendja e tij është përkeqësuar. Në orën 2:00 pas mesnate e ditës së sotme, ai është dërguar për në spitalin e Traumës në Tiranë, por ka ndërruar jetë rrugës.

Ngjarja e rëndë u zbulua mëngjesin e sotëm. Vetë Policia e Shtetit raportoi se Elidon Basha, 23 vjeç u qëllua nga pakujdesia nga shoku i tij, teksa kishin dalë për gjueti në Bulqizë. Por, shoku i tij, Klodian Kola, i ka hedhur poshtë a kuzat dhe ka deklaruar se ata janë qëlluar nga persona të tjerë dhe se ka qenë ai personi që e ka ndihmuar viktimën../burimi: Dosja

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet